La bërxollë derri para xhamisë, 15 vite burg për një amerikan
Një amerikan që hyri me forcë dhe dhunoi një xhami në Florida të Shteteve të Bashkuara, u gjet fajtor dhe dënua me 15 vite burg.
Para se të largohej, Wolfe la në derën kryesore të xhamisë një bërxollë derri.
37-vjeçari u akuzua edhe për akuzën e tentativës së vrasjes, që u hodh poshtë nga gjykata, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë ai shfaqej vetëm duke vandalizuar xhaminë dhe nuk sulmoi asnjë besimtar.