75 Mall Live Search
17:29 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ditë e veçantë për Blerta Deliun, dy arsye për festë (Foto)

Sot ka festë të dyfishtë në shtëpinë e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, shkruan Indeksonline.

Ajo dhe vajza e saj, Tana festojnë ditëlindjen kurse shumë i veçantë është fakti se ato gëzojnë të njëjtën datë të lindjes. Këtë e ka bërë të ditur vet Blerta përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ku i ka treguar vajzës së çfarë është në gjendje të bëjë për të dhe i uron ditëlindjen e 9-të.

Image result for deputetja blerta deliu familja

“Tanë, unë po baj përpjekje përditë që ti të mos merresh me barazi gjinore dhe të drejtat e grave dhe vajzave. Unë po bëj përpjekje që ti dhe shoqet tua të eksploroni botën, e pse jo edhe hapësirën!

Sepse, Tanë, prej që erdhe në jeten time, unë veq lumtuninë e njoh dhe më jep fuqi pafund që të kërkoj mundësi për ta bërë këtë vend ashtu siç e meriton ti dhe shoqet tua!

Gëzuar 9 vjetorin e lindjes, drita e nanës!” ka shkruar Blerta.

Ndryshe, Blerta sot ka mbushur plot 37 vite, kurse përveç për aktivitetin politik ajo shpesh komentohet edhe për pamjen e kuruar dhe shumë në formë./Indeksonline/

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Temat: