75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / B O

Nga Lituania në Sallagrazhdë, Muharremajn s’e zbeh në punë eliminimi i Ballkanit në Champions League

Bali Muharremaj ka qenë pjesë e ekspeditës së Ballkanit në ndeshjen kualifikuese për Champions League ndaj Zalgiris.

As eliminimi i pafat në garën më të madhe të futbollit evropian nuk e ka zbehur të parin e komunës në punët e përditshme.

Muharremaj me të arritur në Kosovë, ka vazhduar me projektet e punës në fshatra.

“Ka filluar rregullimi i kanalizimit në disa lagje në fshatin Sallagrazhdë.
Puna do të vazhdoj në disa projekte, që ta realizojmë më të mirën për qytetarët tanë” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/