Konjufca i uron mirëseardhje kryeministrit pas vizitës 9 ditore në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas vizitës zyrtare në Greqi.
Kurti ka shkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar mirëseardhje.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka njoftuar një ditë më parë se i pari i ekzekutivit ishte në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik.
Shënimi i plotë i Kryeziut:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi nga data 5 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit.
Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e akomodimit mbulohen nga organizatori.