75 Mall Live Search
18:44 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / OSH

Në Shtime do të ndërtohet një park në vlerë afro 175 mijë euro!

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu sot u takua me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Kraniqi në objektin e komunës, shkruan IndeksOnline.

Aliu ka bërë të ditur se do të ndërtohet parku i radhës në fshatin Davidovc, i cili do të kushtoj afro 175 mijë euro.

Ai tha se ky është një projekt i përbashkët me bashkëfinancim mes MAPL-së dhe Komunës.

Postimi:

Parku i radhës që do të ndërtohet në fshatin Davidovc, është hapi tjetër drejt përmbushjes së zotimeve tona për hapësira të gjelbëruara.

✍️Me ministrin e MAPL-së, z.Elbert Krasniqi që e prita në zyre, kemi nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për rregullimin e parkut në Davidovc.

📋Ky projekt i përbashkët ndërkomunal, do realizohet me bashkëfinancim mes MAPL-së dhe Komuna Shtime, me vlerë totale 174.966.92€.

🌿Hapësirat e gjelbëruara dhe rekreative, janë të nevojshme përveçse për argëtim edhe për zhvillimin e një jete të shëndetshme.

#BashkëEcimTutje