E KRYER, Manchester United bën blerjen 55 milionëshe

Manchester United më në fund e ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Ajaxhit, Lisandro Martinez. Plot 55 milionë euro do ti kushtojë Man United blerja e qendërmbrojtësit argjentinas.
Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027. Ten Hag e njeh mirë mbrojtësin pasi kishin punuar bashkë te Ajaxi dhe insistonte në blerjen e tij.

Lisandro dje kishte braktisur stërvitjet e Ajaxit duke këmbëngulur që të bashkohej sa më parë me United. Prezantimi zyrtar i lojtarit pritet të bëhet gjatë ditës së sotme./Indeksonline/