Mesiq do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit

Të hënën, ish-Presidenti i Kroacisë Stjepan “Stipe” Mesiq do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se me këtë rast do të mbahet një seancë solemne e Kuvendit Komunal.
“Seanca solemne mbahet në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë – Prizren). Ndërkaq, Mesiq do ta takoj Kryetarin Totaj në orën 10:15”, thuhet në njoftimin e Komunës.