Mërgimtari nga Gjermania me BMW bën tejkalim në kthesë të rrezikshme

Mërgimtarët nē komunikacion kanë qenë cak i “paparacëve” ditëve të fundit në Kosovë.
Qytetarët e dikurshëm të Kosovës, që tanimë jetojnë e veprojnë në vendet europiane duket se i kanë harruar rregullat e komunikacionit.
Në një video që kanë dērguar lexuesit e IndeksOnline shihet se si një mërgimtarë ka rrezikuar jetën e tij dhe të pjesëmarrësve në trafik.
Mërgimtari nga Gjermania me tip të veturës “BMW” ka thyer rregullat e trafikut duke tejkaluar në vijë të plotë dhe në kthesë.
Për më shumë shikoni videon: