75 Mall Live Search
18:37 / E Premte, 15 Korrik 2022 / Gj. Sh

Këto janë fjalët e para të Eriksenit si futbollist i Manchester United

Chriastian Eriksen, nga sot është futbollist i ri i Manchester United, shkruan Indeksonline.

Danezi ka thenë se Man Utd është klub i veçantë dhe është ndjenjë e mahnitshme të vesh fanellën kuqezi dhe të luaj në Old Trafford.

“Manchester United është një klub i veçantë, dhe nuk mund të pres të filloj. Kam pasur privilegjin të luaj në Old Trafford shumë herë por ta bëj me fanellën kuqezi të United do të jetë një ndjenjë e mahnitshme.

“E kam parë punën e Erikut tek Ajax dhe e di nivelin e detajit dhe përgatitjes që ai dhe stafi i tij bëjnë çdo ditë. Është e qartë se ai është një trajner fantastik. Duke folur me të dhe mësuar më shumë për vizionin e tij dhe mënyrën se si ai dëshiron që skuadra të luajë, jam edhe më i emocionuar për të ardhmen. Ende kam ambicie të mëdha në lojë, ka një shumë të madhe që e di se mund ta arrij, dhe ky është vendi perfekt për të vazhduar udhëtimin tim”, ka thënë Eriksen./Indeksonline/