75 Mall Live Search
19:49 / E Premte, 15 Korrik 2022 / Gj. Sh

Kuka: Krasniqi po i afrohet top-3-shes më të mirë në botë në kategorinë 52 kg

Distria Krasniqi sot ka fituar medalje të argjendtë në turneun “Grand Prix 2022” që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë.

Xhudistja kosovare në finale u mposht nga xhudistja japoneze Abe Uta, shkruan Indeksonline.

Për këtë sukses të Krasniqit është shprehur i lumtur edhe trajneri Driton Kuka.

“Pikët e para Olimpike i shënuam sot në Zagreb. Disi ishte e shkëlqyeshme deri në finale me Japonezen Abe. Dy Kampione Olimpike u ndeshën në finale. Abe Uta sot ishte më e disponuar dhe me më shumë fat kurse Disi tashmë në kategorinë e re po afrohet te Top 3 më të mirat në botë. Abe Uta dhe Buchard tashmë e dinë që Disi po vjen.”, ka shkruar Kukan ë “Facebook”.

Kuka po ashtu ka folur edhe për xhudisten Flaka Loxha, për të cilen tha se Taktikisht ishte në nivel jo të duhur!/indeksonline/