Zyrtare: Chelsea transferon Koulibaly

Kalidou Koulibaly edhe zyrtarish është futbollist i ri i skuadrës së Chelseas, shkruan Indeksonline.
Mbrojtësi senegalez u transferua nga Napoli dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin londinez.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu me këtë ekip te Chelsea”, tha Koulibaly.
“Është një ekip i madh në botë dhe ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja në Premier League. Chelsea erdhi i pari për të më marrë në 2016, por ne nuk ia dolëm. Tani kur ata erdhën tek unë, unë e pranova sepse ata me të vërtetë donin që unë të vija në Premier League për të luajtur për ta. Kur fola me miqtë e mi të mirë Edou dhe Jorginho, ata ma bënë zgjedhjen më të lehtë, kështu që jam shumë i lumtur që jam me ju sot”, ka thënë Koulibaly pas nënshkrimit.