E mbushi me gas dhe ndezi cigare brenda, prishtinasit i digjet vetura

Një rast aspak i zakontë ka ndodhur mesditën e djeshme në Prishtinë.
Një personi i është përfshirë vetura nga zjarri, pasi që e kishte furnizuar me gas, kishte hyrë brenda në veturë dhe kishte ndezur cigare.
Katër persona, shoferi dhe tre pasagjerë, kanë pësuar lëndime trupore nga zjarri dhe janë duke u trajtuar në QKUK.
I dyshuari për ndezjen e zjarrit, shoferi i veturës, është arrestuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.