75 Mall Live Search
12:02 / E Diele, 17 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Ky është klubi i ri i Armando Sadikut

Futbollisti shqiptar Armando Sadiku, është zyrtarisht pjesë e skuadrës spanjolle Cartagena.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll përmes faqes zyrtare, transmeton Indeksonline.

Sadiku është transferuar nga skuadra e Las Palmasit dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Cartagena me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon.

Në sezonin e fundit futbollisti shqiptar ka luajtur 26 ndeshje me Las Palmasin dhe ka shënuar 6 gola.

Sadiku pritet që në ditët në vazhdim të udhëtoj nga Shqipëria drejt Spanjës, për t’iu bashkuar skuadrës për ndeshjet parasezonale./Indeksonline/