75 Mall Live Search
09:35 / E Martë, 19 Korrik 2022 / C E

Del fotoja e parë e De Ligt me fanellë të Bayernit

Matthijs de Ligt është transferuar te Bayern Munchen për një shumë rreth 80 milionë euro.

Holandezi tashmë është bashkuar me skuadrën bavareze, shkruan Indeksonline.

Në mëngjesin e sotëm kanë dalë fotografitë e para të De Ligt me fanellën e kampionëve të Gjermanisë.

Mbrojtësi 23 vjecar u largua nga Zonja e Vjetër pas tri vitesh.

Ai në Serie A ka bërë 87 paraqitje. /IndeksOnline/