75 Mall Live Search
23:59 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Harroni të gjitha, ky vikend është me plot derbi, shijojeni

Të gjithë admiruesit e sportit numër një në botë, futbollit, këtë vikend kanë shumë arsye për tu stacionuar përballë televizorit. Plot derbi do ta bëjnë më të nxehtë këtë vikend ku temperaturat pritet të jenë të ftohta.

E nesërmja nisë me sfidën interesante londineze që zhvillohet mes West Ham dhe Chelsea. Por, vëmendja në ditën e nesërme padyshim që është tek superderbi i Italisë, Juventus-Inter.

E diela s’ka si mos të jetë e bukur pa derbin e madh, Manchester United-Manchester City. Ndeshje fantastike pritet të jetë edhe përballja mes rivalëve lokal, Liverpool-Everton.

Në La Liga, Reali e Barcelona nuk do ta kenë hiç të lehtë. Reali me tri mungesa të mëdha e pret Sevillën e frikshme. Lehtë se ka as Barca që udhëton te Villareali.

Napoli-Fiorentina pritet të jetë interesante në Serie A, ashti siç do të jetë Marsej-Saint Etiene në Francë. Në Holandë pritet të zhvillohet superderbi mes PSV e Ajax./Indeksonline/