75 Mall Live Search
11:39 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / B O

Zëvëndësministri Dobruna zgjedhet kryetar i Alternativës në Gjakovë, e pranishme ishte edhe Kusari-Lila

Alternativa ka mbajtur mbrëmë zgjedhjet e brendshme partiake në Gjakovë. Zëvëndësministri i ministrisë së Zhvillimit Rural, Agon Dobruna është zgjedhur kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë.

Në fjalën e saj, kryetarja e Alternativës, znj. Mimoza Kusari Lila theksoj se Gjakova përpos që është arsyeja e përfshirjes së saj në politikë, mbetet edhe bërthama e Alternativës dhe konceptit më të ri politik në vend.

Me fjalë rasti, Kuvendin Zgjedhor e nderoj edhe anëtari i nderit të Alternativës, Dr.Mahmud Lila, i cili potencoi domosdoshmërinë e prezencës së vlerave liberale – demokratike në skenën politike të Republikës së Kosovës, vlera këto që tash e 5 vite i kultivon Alternativa me strukturat e saj.

Në prezencën e 120 delegatëve, me vota unanime kryetar i degës u zgjodh, Agon Dobruna, aktualusht zv. Ministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe anëtar i Kuvendit Komunal në Gjakovë.

Në fjalimin e parë si kryetar i degës në Gjakovë, z. Dobruna para delegatëve ka shpalosur objektivat politike me theks të veçantë në zgjerimin e aktivitetit dhe prezencën aktive të Alternativës në Gjakovë.
Në fund, anëtarët e Kuvendit të dytë zgjedhor kanë zgjedhur edhe kryesinë e degës, kurse nënkryetarët dhe sekretari i degës do të përzgjidhen në mbledhjen e parë të strukturave të reja.