75 Mall Live Search
09:57 / E Diele, 24 Korrik 2022 / C E

Skuadra nga Prizreni niset për Danimarkë, do të marr pjesë në turneun prestigjioz

KF Teuta nga Prizreni është duke zhvilluar gjenerata të reja që po tregojnë suksese të jashtëzakonshme.

Pas paraqitjeve shumë të mira në Kosovë, skuadra nga Prizreni është nisur drejtë Danimarkës për të marrë pjesë në një nga turnetë më prestigjioz në futbollin evropian për të rinj, shkruan Indeksonline.

KF Teuta ka udhëtuar drejt vendit skandinav ku do të luaj në “Dana Cup” që zhvillohet nga 25-30 korrik, e ku marrin pjesë ekipe nga e gjithë Evropa.

Skuadra kosovare është rreshtuar në grupin e 21 kundër tri skuadrave nga Norvegjia.

Teuta ka treguar potencial të jashtëzakonshëm dhe është zgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në këtë garë.

Drejtuesit e klubit nga Prizreni janë të bindur se do ta përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze vendin tonë.

Skuadra ka bërë përgatitjet e fundit para nisjes dhe lojtarët dokën shumë të motivuar për këtë eksperiencë të re. /IndeksOnline/