75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

E kryer, PSG ka gati transferimin e radhës

PSG është afër transferimit të mbrojtësit Nordi Mukiele.

Mediat franceze raportojn se është arritur marrëveshja me Leipzigun për mbrojtësin 24 vjeçar, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre PSG do ti paguaj 16 milion euro së bashku me bonuset në drejtim të klubit gjerman.

Mukiele luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe që një kohë ndiqet nga skuadra parisien dhe është i preferuar edhe nga drejtori sportiv Luis Campos.

Mbrojtësi do të rikthet në Ligën franceze pasi më parë ishte pjesëe e Montpellier.

Mukuiele ë katër sezone luan në Bundesligën gjermane ku në sezonin e fundit luajti 28 ndeshje me Leipzigun ku shënoi dhe 1 gol./Indeksonline/