Shokon Rovena Stefa: Kam fituar 100 mijë dollarë nga TikTok

Artistet shqiptar janë inkuadruar në platformën TikTok, ku përveç famës po përfitojnë edhe të holla të majme.
Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa ditë më parë ka thënë se ka fituar 100 mijë dollarë për një muaj në këtë rrjet social.
Për të shuar kureshtjen e madhe, në një lidhje me Skype nga Prishtina për “ABC e Mëngjesit”, tha se kjo gjë ka ndodhur gjatë kohës që ishte aktive me postime.
“Është shumë e vërtetë po mund të kisha fituar edhe më shumë. Nga muaji shkurt në muajin prill unë kam qenë më shumë e azhornuar në ‘Tik Tok’, ndërsa tani nuk kam kohë vetëm hyjë dhe u tregoj fansave të mi agjentën. Sepse është e pamundur aty duhet të hysh dhe të mos dalësh. Duhet kohë”, tha ajo./Indeksonline/