75 Mall Live Search
19:17 / E Martë, 26 Korrik 2022 / k.v

Ministri Sveçla publikon pamje nga vizita në vendin ku u vra Enver Zymberi (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga vizita e sotme së bashku me kolegët e Policisë së Kosovës, në vendin ku u vra nga strukturat kriminale serbe heroi Enver Zymberi, në Zubç të Zubin Potokut, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë se historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.

“Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij.  Gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij. Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës”, ka thënë ministri Sveçla./IndeksOnline/