75 Mall Live Search
16:57 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / Gj. Sh

A do të largohet Firmino nga Liverpuli? Flet Jurgen Klopp

Sulmuesi i Liverpulit, Roberto Firmino, ka qënë në qëndër të vëmendjes ditëve të fundit pasi u spekulua se do të largohet nga Anfield.

Media të ndryshme kanë raporuar se për brazilianin ka shfaqur interesim skuadra e Juventusit, ku kanë bërë edhe një ofertë prej 22 milionë eurove, transmeton IndeksOnline.

Por të gjitha këto spekulime i ka hedhur poshtë trajneri i Liverpulit Jurgen Klopp.

Ai ka thënë se Firmino është pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

“Bobby është tejet i rëndësishëm për ne, zemra dhe shpirti i skuadrës. Çdo gjë duket absolutisht në rregull me Firminon. Për mua, nuk kam dyshime në kualitetin e tij, kështu që po, ai është tejet i rëndësishëm për ne”, tha Klopp./IndeksOnline/