Shokon Shkodranja: Pas 13 vitesh martesë dhe tre fëmijësh burri më bën…
Nëna e tre fëmijëve ka zbuluar se bashkëshorti e tradhëton, me një grua e cila po ashtu është e martuar. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.
“Përshëndetje të gjithëve.
Nuk di as nga t’ja filloj…!
Ndihem e zbrazët brenda vetes, pothuajse e vdekur.
Kam 13 vite e martuar me burrin tim dhe para disa ditësh ai më tradhtoi dhe e zbulova.
Ose më saktë lexova mesazhet që më lanë pa fjalë.
Me të vërtetë më sëmurën, më bënë të vjell në kuptimin e parë të fjalës.
Në fakt të dy më bënë të vjell, sepse edhe ajo, dashnorja e burrit tim është e martuar.
Problemi i madh është që unë e dua shumë burrin tim dhe nuk mund ta largoj ose të largohem vetë prej tij.
Ne kemi tre fëmijë si drita e diellit dhe jemi të respektuar në të gjithë Shkodrën.
Burri më tha në fillim se ndjen dashuri për të, por kur pa që ajo nuk e la burrin, ndërroi mendje dhe tha që më do mua dhe më kërkoi falje për tradhëtinë.
A ka gjë më të ulët se këtë në jetë?!
Dua të përpiqem ta shpëtoj martësën, e di që nuk do të jetë e lehtë, por uroj me shpirt të mund ta fal burrin.
Për momentin ndihem kaq fort e trishtuar dhe e zemëruar.
I kam besuar aq shumë dhe ai çfarë bëri?
Më ka zhgënjyer si kurrë më parë, çfarë mund të bëj? Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.