Me golin e Kosovarit Drita eliminohet nga Liga e Konferencës

Drita nuk ka arritur të marr rezultat pozitiv në ndeshjen kthyese ndaj skuadrës së Antwerpit.
Klubi nga Gjilani humbi me rezultat 2-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Golin e parë për skuadrën belge e ka shënuar mbrojtësi kosovar nga Ferizaji, Laurit Krasniqi në minutën e 53-të.
Ndërsa goli i dytë u shënua në minutat shtesë nga Michel Balikwisha në minutën 90+6.
Me këtë rezultat Drita eliminohet nga garat evropiane për këtë sezon./IndeksOnline/