75 Mall Live Search
22:42 / E Premte, 29 Korrik 2022 / Gj. Sh

Kontakte mes Ibrahimovic dhe Donnaruma, A mund të luajnë përsëri bashkë?

Dy yjet e futbollit, futbollisti i Milanit Zlatan Ibrahimovic dhe portier i PSG-së, Gianluigi Donnaruma, gjatë ditës së sotme kanë kontaktuar me njëri tjetrin.

Një fotografi e cila po bën xhiro në rrjetet sociale, shihet dyshja duke biseduar live përmes Instagramit, shkruan Indeksonline.

Lidhja e tyre direkte është ndjekur nga një numër i madh i tifozëve dhe simpatizantëve të të dy futbollisteve.

Ibrahimovic dhe Donnarumma si duket nuk kanë prishur miqësin mes tyre edhe pse ky i fundit është larguar nga Milani në sezonin e fundit dhe i është bashkuar PSG-së.

Ata kanë qënë shok skuadre te klubi italian, por e përbashkët e tyre është se të dy kanë veshur edhe fanellen e klubit francez.

Por a do të mund të luajnë përsëri së bashku?

Një gjë e tillë duket e pamundur pasi Ibrahimovic është në fundin e karrierrës dhe ka vazhduar kontratën me Milanin edhe për një sezon, ndërsa Donnaruma si duket me trajnerin e ri të PSG-së, Christophe Galtier do ta ketë të paprekur vendin e titullarit.

Në anën tjetër skuadra e Milanit nuk është e interesuar për rikthimin e italianit, pasi gardiani i cili e zavëndësoi atë sezonin e kaluar, Mike Maignan, e ka treguar vetën ku është shpallur edhe portieri më i mirë i serie A, në sezonin e kaluar./Indeksonline/