Dortmund e nis mbar sezonin e ri, fiton lehtësisht në DFB Pokal (VIDEO)

Skuadra e Dortmundit e ka nisur shumë mirë sezonin e ri duke fituar me rezultat 0-3 kundër Munich 1860.
Ndeshja ishte e vlefshme për kupënn e Gjermanisë, e njohur si DFB Pokal, shkruan Indeksonline.
Golat për skuadrën e Dortmundit i shënuan Malen në minutën e 8-të, Bellingham në të 31-tën minutë ndërsa golin e tretë e shënoi Adeyemi në minutën e 35-të.
Pas kësaj fitore skuadra e Dortmundit kualifikohet në rrethin e dytë të Kupës së Gjermanisë./Indeksonline/