75 Mall Live Search
18:38 / E Shtunë, 30 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zhbllokohet ndeshja mes Liverpulit dhe Manchester Cityt (VIDEO)

Skuadra e Liverpulit ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt, ndeshje e vlefshme për FA Community Shield.

Golin e ka shënuar mbrojtësi Trent Alexander-Arnold në minutën e 21-të, shkruan Indeksonline.

Kujtojm që për trofeun FA Community Shield, marrin pjesë skuadra fituese e Premier Ligës që në sezonin e fundit ishte Manchester City dhe fituesi i FA CUP që ishte Liverpuli.

Liverpuli nuk e ka fituar këtë trofe që nga viti 2006, dhe renditet si skuadra e tretë në Angli me më së shumti trofe (15), pas Manchester United dhe Arsenalit /Indeksonline/