75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 02 Gusht 2022 / OSH

Aksident i rëndë në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, përplasen dy vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Sipas pamjeve, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një Mercedes dhe një veturë e tipit Passat.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet sa persona janë lënduar si pasojë e përplasjes së këtyre dy veturave./IndeksOnline/