75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / AR

Katër vite burg për njeriun që vodhi qenin e Lady Gaga-s

Njëri nga tre personat që dyshoheshin për vjedhjen e qenve të Gaga’s, është dënuar me katër vite burg.

Jaylin Keyshawn White, pranoi se kishte marrë bulldogët francezë në fillim të vitit të kaluar, transmeton Indeksonline.

Dy qenë ishin rikthyer në stacionin e policisë në LA, pasi Gaga kishte ofruar shpërblim prej 500,000 dollarësh.

Policia e Los Anxhelos tha se të dyshuarit nuk e dinin se ishin qentë e Lady Gaga-s në kohën e rrëmbimit, por ata ishin në kërkim të bulldogëve francezë për vlerën e tyre.

19-vjeçari James Howard Jackson, u arrestua por u lirua në fillim të këtij viti për shkak të një “gabim administrativ”. Ai është ende në arrati.

I dyshuari i tretë, 28-vjeçarja Lafayette Shon Whaley, ende nuk është dënuar./Indeksonline/