75 Mall Live Search
17:19 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / Gj. Sh

Tre skuadra angleze pas Bennacer

Ismael Bennacer, ka qënë njëri nga futbollistët kryesor të Milanit në sezonin e fundit duke i ndihmuar skuadrës për ta fituar titullin e Serie A pas 11 viteve.

Bein Sport raporton se Liverpuli dëshiron me çdo kusht të nënshkruaj me mesfushorin algjerian gjatë kësaj vere, transmeton Indeksonline.

Për Bennacer kanë shfaqur interesim edhe dy skuadra angleze, manchester City dhe Arsenal.

Por trajneri i Milinait nuk e dëshiron largimin e 24-vjeçarit nga kampi kuq e zi, të cilin e blen në vitin 2019 nga Empoli për 17 milionë euro.

Bennacer ka kontratë me Milnain deri në vitin 2024 dhe një klauzol lirimi prej 50 milionë euro, por aktualisht janë në bisedime për vazhdimin e kontratës ku do të përfshihet rritja e pagës dhe dhe duke i bërë një klauzolë mbi 100 milionë euro./Indeksonline/