75 Mall Live Search
20:29 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Renato Sanches lojtar i ri i PSG-së

Renato Sanchez edhe zyrtarisht është futbollist i ri i PSG-së.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit francez, transmeton Indeksonline.

Sanches ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe do të jetë pjesë e PSG-së deri më 30 qershor 2027.

“Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Renato Sanches për pesë sezonet e ardhshme. Mesfushori portugez është i lidhur me klubin kryeqytetas deri më 30 qershor 2027.”, thuhet në njoftim.

Sanches e nisi karrierën te skuadra portugeze, Benfica, para se të transferohet te Bayern Munchen e pastaj edhe te klubi anglez swansea.

Nga viti 2019, portugezi ishte pjesë e skuadrës së Lille, ku ka luajtur 90 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola e ka dhuruar 10 asistime.

Shifra e transferimit të Renato Sanches nga Lille te PSG raportohet se është 15 milionë euro./Indeksonline/