Kundërmojnë mbeturinat në rrugën “Rexhep Luci”

Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, rrugë kjo ndër më të frekuentuerat, mbeturinat po paraqesin një problem serioz.
Përveç që kontejnerët nuk janë në gjendje të rregullt, në ta po hidhen gjësende kundërmuese.
Edhe pas boshatisjes së tyre, kundërmimi nuk largohet për shkak të mospastrimit dhe dezinfektimit të hapësirës.
Sipas qytetarëve të kësaj rruge, këto mbeturina po u pamundësojnë atyre të hapin edhe dritarët e apartamenteve.
Indeksonline ju sjell pamje nga kjo rrugë:



