75 Mall Live Search
12:13 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

Një i vdekur dhe gati 1 mijë raste të reja me COVID

Nga 2779 testime të bëra, Ministria e Shëndetësisë njofton se 930 qytetarë janë infektuar me COVID.

Është regjistruar edhe një humbje jete nga ky virus.

Në anën tjetër janë shëruar 1479 persona dhe janë administruar 65 doza vaksine.

Numri i rasteve aktive është 8702.