75 Mall Live Search
18:30 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / Gj. Sh

Klopp me kritika pas barazimit të Liverpulit ndaj Fulhamit

Skuadra e Liverpulit nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Fulhamit në ndeshjen e parë të Premier Ligës për këtë sezon.

Në një intervist pas ndeshjes, trajneri i Redsave ka pasur kritika ndaj futbollistëve të skuadrës, shkruan Indeksonline.

“Gjëja më e mirë e kësaj ndeshje është rezultati. Ne morëm një pikë nga një ndeshje shumë e keqe e skuadrës sime”, tha Klopp pas ndeshjes për BT Spors.

“Tani pyetja, ‘si ndodhi kjo?’ I kam thënë tashmë kolegëve të juaj që sjellja e jonë nuk ishte e duhura që në fillim. Pastaj ne duhet të luftojmë që ta kthejmë rezultatin që nuk ishte e lehtë – fusha ishte shumë e thatë, gjëra të tilla nuk funksionojnë dhe ne luajtëm ashtu si deshën ata”.

“Kur ne kishim më shumë kontrolle, ne përfundonim para portës së tyre, madje edhe kur ne po humbnim 1-0 kishim mundësi më të mira për shënim. Rezultati është në rregull. S’mendoj që merituam më shumë së kaq, por paraqitja është më e përmirësuar”.

S’ka kohë për ledhatime

I pyetur nëse ai i kishte folur ashpër skuadrës së tij në pushim të pjesëlojëve, kur ata ishin duke ndjekur rezultatin pas golit me kohë të Mitroviç, Klopp buzëqeshi dhe tha: Po! Nuk mund t’i ledhatojmë gjithmonë djemtë. Ne e bëjmë këtë vetëm kur ata e meritojnë.

“Pjesa e parë, ne filluam ndeshje krejtësisht kundër mënyrës që e dëshirojmë. Ne nuk gjetëm hapësira dhe të gjithë ishin në presion. Ne nuk mund t’i thyenim vijat mbrojtëse të tyre”.

“Ishte një mesazh i qartë para ndeshjes, se ajo çfarë duhet të bëjmë është të rrezikojmë. Humbëm topa, dhe në çdo luftë për top ata fitonin, në secilën shans, në secilën goditje, ishte një ndeshje e mirë nga ata”.

“Ne asnjëherë se patëm momentumin. Ne mund ta fitonim ndeshjen, kishim shanse më të mira, por kjo ndoshta ishte një detyrë e rëndë për ne.

Liverpuli në këtë takim ishte në disavantazh dy herë pasi Fulham udhëheqi me Aleksandar MItrovic, e pastaj skuadra e Kloppit arriti ta barazonte rezultatin, fillimisht me Darwin Nunez, i cili debutoi me gol në Premier Ligë, ndërsa golin e dytë e shënoi Mohamed Salah./Indeksonline/