75 Mall Live Search
12:21 / E Martë, 09 Gusht 2022 / A. M.

Barcelona kërkon nga Juventus rreth 20 milionë euro për Depay

Barcelona i ka kërkuar skuadrës së Juventus-it një shifër prej rreth 20 milionë euro, për transferimin e Memphis Depay tek bardh e zinjtë.

Kjo shumë po konsiderohet e lartë nga kryesuesit e Juventus për shkak se kontrata e Depay me Barcelonën skadon pas një viti, transmeton IndeksOnline.

Juventus është i gatshëm të marr lojtarin në formën e huazimit dhe të drejtën e blerjes, por ky opsion nuk pëlqehet nga lojtari 28-vjeçar.

Sulmuesi holandez është pjesë e Barcelonës për dy sezone, por trajneri Xavi dhe drejtuesit e klubit kanë treguar se nuk është në planet e ekipi më./IndeksOnline/