Trepça ’89 – Drita, publikohen formacionet zyrtare

Sot (e shtunë) starton edicioni i ri 2022/23 i Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e rikthyer në elitë, Trepça ’89 e fillon sezonin e ri në shtëpi, ku i pret nënkampionët e Dritës.
Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë përballje.
KF Trepça ’89: Kaqiu, Muja, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Peci, Nimani, Rrahmani, Gashi, Sekiraqa, Mba.
FC Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Blakqori, Namani, Jashari, Baftiu, Kryeziu, Selmani, Simonovski.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 17:00.