Spalletti: Rrahmani është ndër lojtarët kryesorë të Napoli
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka bërë disa deklarata për DAZN, ku u ndal edhe te revolucioni që ka përjetuar skuadra e tij këtë verë.
Spalleti e sheh mbrojtësin shqiptar nga Kosova si një nga liderë te Napoli, pas largimit të emrave të njohur si Lorenzo Insgine, Dries Mertens dhe Kahlidou Koulibaly.
“ Revolucioni ? Kur ndryshoni ekipin në mënyrë drastike, ju duhet pak kohë dhe liderë për t’u rritur. Tashmë kemi disa, si Di Lorenzo, Rrahmani dhe Anguissa”.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
“Osimheni duhet të bëhet pikë referimi për ne, i kam thënë tashmë”, ka thënë trajneri që shpjegoi tutje se punon dhe bisedon shumë me lojtarët, madje kanë edhe grup në Whatsapp.
Napoli e ka nisur shumë mirë kampionatin me një fitore ndaj Hellas Veronas me rezultat 5-2 si mysafir.
Për Napolin shënuan pesë lojtarë të ndryshëm në këtë ndeshje.