75 Mall Live Search
21:51 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shkupi-Ballkani, ky është rezultati (VIDEO)

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 pjesa e parë e ndeshjes Shkupi-Ballkani, shkruan IndeksOnline.

Sunday Adentunji kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.

Kampioni i Kosovës u këndëll shpejt pas këtij goli, duke shënuar golin e barazimit pas katër minutave.

Golashenues ishte Albion Rrahmani në minutën e 23-të, pas harkimit nga Armend Thaqi.

Ky ishte goli i shtatë pë Rrahmanin në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Në vazhdim Ballkani kërkoi edhe një penallti, pasi Rrahmani u rrezua në zonën e rreptësisë, por gjyqtari i ndeshjes nuk e ndali lojën. /IndeksOnline/