75 Mall Live Search
08:19 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / A. M.

Kolona 1300 metra në kufi, mërgimtarët po largohen nga Kosova

Mërgimtarët që kanë qenë për pushime në Kosovë, kanë filluar të kthehen nëpër ku jetojnë e punojnë.

Kjo vërehet edhe nga fluksi në pikat kufitare. Gjendja më e ngarkuar është në Merdare, ku kolonat kanë arritur në 1 mijë e 300 metra.

Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, duhet të prisni nga 160 deri në 180 minuta.

Pritje ka edhe në Jarinje. Atje kolona është 40-60 metra, derisa për të dalë duhet të prisni 20-30 minuta.

Në pikat tjera, pritjet po zgjasin nga 3 deri në 10 minuta.