Fury VS Usyk, ja data dhe lokacioni i meçit të shumëpritur

Tyson Fury do të kthehet nga “pensionimi” për një meç tjetër të madh. Boksieri britanik do të përballet me ukrainasin Usyk.
Kjo përballje pritet të mbahet përsëri në Arabi.

Data 17 dhjetor e këtij viti është duke u diskutuar dhe të dy palët janë të pajtimit.
Kjo do të thotë që një natë para finales së Kupës së Botës në futboll, do të kemi një finale të madhe në boks për më të fortin e botës.

Usyk mbanë rripat e WBA, IBF dhe WBO, ndërsa Fury ka rripin e WBC./Indeksonline/