75 Mall Live Search
10:55 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / B O

Hisen Berisha flet si ekspert i energjisë, tregon tri arsyet se nuk duhet të ketë reduktime as në dimër!

Hisen Berisha ka thënë se nuk ka arsye të ketë reduktime as në stinën e dimrit.

Deputeti i PDK-së shkruan se mungesa e energjisë elektrike në Kosovë nuk ka asnjë impakt nga lufta në Ukrainë.

“Nuk ka arsye për reduktime të rrymës, as në Dimër
Mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është për shkak të keqmenaxhimit të sistemit elektroenergjetik dhe planifikimit të gabuar. Pra, nuk ka asnjë impakt lufta në Ukrainë, çka do të thotë se nuk arsyetohen reduktimet, as në stinën e Dimrit, për këto arsye:

  1. Kosova e ka lëndën e parë fosile për termoelektranat e veta (thëngjillin) dhe nuk ka termoelektrana me gaz apo naftë, ku do të kishte nevojë ta importojmë këtë lëndë të parë, për prodhim të energjisë.
  2. Kosova për balancim dhe transmetim të energjisë, nuk varët më nga fqinji i saj Serbia, sepse tani Kosova është në një bllok me Shqipërinë dhe e ka funksionalizuar largpërçuesin 400KV dhe mundësia e transmetimit të energjisë është e mjaftueshme.
  3. Kosovës ju kanë shtuar rreth 250Më energji elektrike e gjelbër, e cila e përcjell mjaftueshëm, rritjen e konsumit nga rritja ekonomike” shkruan Hisen Berisha në Facebook./Indeksonline/