75 Mall Live Search
22:03 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Avokatit të njohur i bënë “vaki” edhe kjo në Shqipëri

Avokati Arianit Koci është duke bërë një tur me biçikletë në vise të Shqipërisë.

Ai ka publikuar një video me një përshkrim të gjatë nga Shkodra, ku është zënë nga një stuhi e fuqishme.

Koci, në videon e publikuar ka thënë se ndjente dhimbje nga shiu i furishëm që e kishte zënë në një rrugë malore.

Në përshkrimin e tij, Koci ka shpjeguar se si gjatë stuhisë temperaturat kanë rënë në mënyrë rapide nga 30 gradë Celsius në 14 gradë.