75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 23 Gusht 2022 / AR

Mbi 3 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 3 mijë e 195.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 203 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.246 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,083 qytetarë.

Deri më sot 824.416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.896 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,659 persona.