Në Argjentinë shënohet goli më i bukur i sezonit, nga 70 metra distancë

Një supergol është shënuar në Argjentinë në ndeshjen ndaj Atletico Tucman dhe Barracas Central, ndeshje e fituar nga vendasit me rezultat 4-0.
Goli i katërt u shënua në minutat shtesë nga një distancë rreth 70 metra, shkruan Indeksonline.
Mateo Coronel pa daljen e portierit kundërshtar dhe lëshoi një goditje të çmendur nga rreth 70 metra, duke iu dhuruar tifozëve një eurogol që vulosi suksesin me “poker”.
Goli i sulmuesit 23-vjeçar argjentinas, pritet të jetë një nga kandidatët për fitimin e trofeut Puskas, që jepet çdo vit për golin më të bukur të shënuar. /IndeksOnline/