75 Mall Live Search
12:11 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / C E

​Sot hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit kosovar

Sot në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së basketbollit në dy konkurrencat, si dhe në ligat e tjera.

Shorti për edicionin Prince Caffe Superliga për meshkuj do të fillojë nga ora 13:00, kurse shorti për Superligën e femrave nga ora 12:00.

Në ora 11:00 tërhiqet shorti për Ligën e Parë tek meshkujt, ndërsa në ora 14:30 shorti për Ligën e Parë tek femrat.

Nga ora 15:30 tërhiqet shorti për Ligën e Dytë.