75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / B O

Imazhi satelitor tregon zjarrin pranë termocentralit bërthamor

Një imazh i ri satelitor nga misioni hapësinor Sentinel-2 tregon një zjarr pranë termocentralit bërthamor të Ukrainës Zaporizhia. Zjarri është në një zonë të pyllëzuar në jug të termocentralit bërthamor.

Granatimet dhe luftimet rreth termocentralit më të madh bërthamor në Evropë kishin ngritur kohët e fundit frikën për një katastrofë bërthamore. Kievi dhe Moska fajësojnë njëra-tjetren për sulmet.

Rusia mori nën kontroll termocentralin më të madh bërthamor evropian disa ditë pas sulmit ndaj vendit fqinj. Zaporizhia ndodhet në jug të Ukrainës./Indeksonline/