75 Mall Live Search
10:57 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / LB

​KIEV- Të paktën 22 të vdekur në sulmin me raketa në stacionin hekurudhor Chaplyne

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se të paktën 22 persona vdiqën në sulmin me raketa ruse në stacionin hekurudhor Chaplyne në rajonin Dnipropetrovsk.

‘’Rreth pesëdhjetë janë të plagosur’’, citohet në gazetën Ukrainska Pravda.

“I tmerruar nga sulmi me raketa në stacionin që vrau dhe plagosi shumë civilë në ditën e pavarësisë së Ukrainës”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në Twitter.

“Mendimet tona shkojnë për familjet e viktimave. Krimet e luftës nuk do të mbeten pa u ndëshkuar”, theksoi ai. /atsh/