75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / A. M.

“T’u dalim në krah viktimave të dhunës në familje, përgjegjësi shtetërore”, thotë ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se koordinimi me nivelin komunal në adresimin e dhunës në familje është i domosdoshëm.

May be an image of 5 people, people standing and outdoors

“Sot, vazhdova takimet në Komunën e Shtimës. Me kryetarin Qemajl Aliu, diskutuam për veprimet që duhet të ndërmerren që tu dalim në krah viktimave të dhunës në familje sepse përveç tjerash është përgjegjësi shtetërore.

Po ashtu patëm rastin të takohemi edhe me mekanizmin lokal kundër dhunës në familje, me ç’rast diskutuam për rëndësinë që ka ky mekanizëm dhe nevojën e koordinimit mes përfaqësuesve në këtë mekanizëm”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline

May be an image of 10 people, people sitting and people standing
May be an image of 5 people and people standing