75 Mall Live Search
19:48 / E Shtunë, 27 Gusht 2022 / A. M.

Reagon Ronaldo pas fitores së M.United sot

Manchester United ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Premierligë.

Pas fitores ndaj Liverpoolit, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag sot mposhti edhe Southamptonin në udhëtim, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Djajtë e Kuq” e shënoi mesfushori portugez, Bruno Fernandes, në minutën e 55-të.

Cristiano Ronaldo, edhe sot ndeshjen e nisi nga banka rezervë. Ai hyri në ndeshje në minutën e 68-të, por nuk ia doli të shënoj.

Ndërkohë, ai ka publikuar një foto të tij gjatë ndeshjes me mbishkrimin: “Tri pikë të rëndësishme”.