Presidenti i Këshillit Evropian përshëndet arritjen e marrëveshjes për dokumente

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente të udhëtimit.
Michel ka thënë se kjo marrëveshje është në interes të gjithë qytetarëve.
“Mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja sot, për të siguruar një udhëtim të qetë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në interes të njerëzve”, ka shkruar Michel në Twitter.