Aktorja kosovare do jetë pjesë e Festivalit të Filmit në Moskë, me rolin e saj në një film turk
“Shkumë qumëshi i ëmbël“, ky është titulli i një filmi prestixhioz turk që pritet të thyej kufijt e suksesit. Pjesë e këtij filmi do të jetë edhe kosovarja e famshme, Arbnora Ademaj.
Filmi është bashkëprodhim turko-amerikan ndërsa pjesë e filmit është edhe aktori iranian, Rojin Altin.
Skenari është shkruar nga Olgun Özdemir, Yağmur Türkan Caner dhe Zahid Çetinkaya.
Ky film me protagoniste Arbnora Ademaj do të jetë pjesë e Festivalit të 44-të Ndërkombëtar të Filmit në Moskë./Indeksonline/